Meta: Mjaft me këtë pakicë politike, do hyjmë me çdo çmim në epokën e referendumeve

Meta: Mjaft me këtë pakicë politike, do hyjmë me çdo çmim në epokën e referendumeve

13:40 25/11/2019

Teksa kanë kaluar tre ditë nga thirrja për referendum, Presidenti Ilir Meta vazhdon të insistojë duke thënë se vendi do të hyjë në epokën e referendumeve.

Në një postim në Facebook, kreu i shtetit ripërsërit thirrjen për 8 Dhjetorin, kur ka paralajmëruar se do të mbajë një takim në Qytetin Studenti që përkon me Ditën e Rinisë.

Presidenti thekson se ka ardhur koha që partitë duhet të jenë nën presionin e popullit dhe duhet t’i jepet fund keqqeverisjes nga kjo pakicë politike.

“Më 8 dhjetor ju pres në Qytetin Studenti në sheshin “Demokracia”! Le të nderojmë së bashku studentët e Dhjetorit, të cilët me guximin e tyre çelën një epokë të re për shqiptarët, atë të demokracisë që kjo pakicë politike e ka tradhtuar, duke shpopulluar vendin, duke eliminuar përfaqësimin e qytetarëve e duke kapur shtetin përmes dhunimit të Kushtetutës e ligjit. Mjaft me këtë pakicë politike që keq qeveris vendin e s’mban asnjë përgjegjësi! Referendumi është një e drejtë kushtetuese, që populli e vendosi vetë me Referendum më 22 Nëntor 1998.

Shqipëria do të hyjë me çdo çmim në epokën e referendumeve, që partitë të jenë nën presionin e popullit, të interesit publik dhe kombëtar dhe jo si tani që populli të jetë viktimë e partive dhe në mëshirën e tyre. Të gjithë vetëm me flamuj kombëtar në Shesh më 8 Dhjetor! Shqipëria e Para”, shkruan Presidenti Ilir Meta. /tvklan.al


Grupi
LAJMET
Të ngjashme
Grupi