“Vjosa të shpallet park kombëtar”

Presidenti Ilir Meta ka përshëndetur mosdhënien e lejes për ndërtimin e HEC-it të Kalivaçit, duke e cilësuar një betejë të parë të fituar nga ambientalistët.

Në një komunikim online të organizuar nga Konfindustria, kreu i shtetit tha se Vjosës i duhet një model zhvillimi i qëndrueshëm ekonomik, duke propozuar kthimin e saj në Park Kombëtar.

Sipas Presidentit Meta, parakusht i të gjitha kushteve janë zgjedhjet e lira e të drejta, si dhe dëgjimi i zërit të qytetarëve.

Tv Klan