I akuzuar nga maxhoranca se po e vendos vendin në një kurs përplasje me SHBA, Presidenti Ilir Meta ka gjetur rastin që t’ju përgjigjet sërish, por kësaj here jo dhe aq i drejtpërdrejt sa në konferencën për shtyp të fillim javës.

Gjatë ceremonisë së vendosjes së emrit të rrugës Gjakovë-Tropojë “Kongresmeni Eliot Engel” ku merrte pjesë dhe vetë Engel, Meta tha se asnjë intrigë që flet në emër të SHBA nuk mund të cenojë aleancën e shqiptarëve me to.

Sot, në praninë e Tij dua të theksoj diçka shumë të thjeshtë: Nuk ka forcë në botë, që të vendosë në diskutim aleancën shqiptaro-amerikane! U përpoq komunizmi për pesëdhjetë vite të shuante çdo ndjenjë proamerikane, por ja që nuk ia arriti dot për shkak se historia e dy vendeve dhe kombeve tona është shumë e thellë dhe është e parrezikuar, pavarësisht se intrigat asnjëherë nuk do të përfundojnë për t’i përçarë shqiptarët në emër gjoja të Shteteve të Bashkuara të Amerikës! Shqiptarët nuk qëndrojnë në këtë aleancë si një popull pa dinjitet, por qëndrojnë si një popull, i cili ka vuajtur historikisht shumë nga pushtimet dhe nga tiranitë. Populli shqiptar i do dhe do të luftojë më shumë se çdo popull tjetër në botë për idealet amerikane të lirisë dhe dinjitetit njerëzor, që janë jo vetëm idealet e Amerikës, por edhe të qytetërimit botëror ku edhe ne bëjmë pjesë. Prandaj i dashur Kongresmeni Engel, ju falëminderit shumë për gjithçka që keni bërë për kombin tonë dhe për gjithçka që ju do të vazhdoni të bëni! Ju uroj shëndet! Zoti t’ju  japë fuqi, sepse nga zyra juaj dhe nga dritarja juaj në Uashington shikohen aq qartë dhe aq pastër marrëdhëniet shqiptaro-amerikane që unë jam i bindur se ne do t’i forcojmë akoma edhe më tej!”, u shpreh Presidenti Meta.

I nderuar se po përjeton sa është gjallë vendosjen e emrit të tij një rruge, edhe kryetari i komisionit të politikës së jashtme në kongresin amerikan, Engel, perforcon rëndesinë që ka aleanca SHBA-Shqipëri.

Aleanca mes popullit shqiptar dhe atij amerikan gjithmonë do të sjellë fat. Dëshiroj t’ju falënderoj të gjithëve sepse është vërtet një nder kur një rruge i vihet emri im dhe jam gjallë për ta përjetuar këtë. Ua them miqve të mi në Nju-Jork dhe Uashington se mund të udhëtosh anembanë botës si amerikan, por askund nuk do të trajtohesh aq mirë se sa nga miqtë tanë shqiptarë.

Aleanca mes popullit shqiptar dhe atij amerikan gjithmon do te sjelle fat.ua them miqeve te mi ne Nju Jork dhe Washington se mund te udhetosh anembane botes si amerikan por askund nuk do te trajtojne aq mire se sa nga miqte tan shqiptare.

Meta dhe Engel bënë nderime dhe në shtatoren e heroit të demokracisë, Azem Hajdari.

Tv Klan