Meta, sot në Komisionin e Ligjeve



Meta, sot në Komisionin e Ligjeve

09:08 06/05/2021

Diskutohet kërkesa për shkarkimin e Presidentit

Komisioni kuvendor i Ligjeve do të mblidhet serish sot për të diskutuar kërkesën e 49 deputetëve të mazhorancës për shkarkimin e Presidentit të Republikës, Ilir Meta.

Në këtë mbledhje është i ftuar që të japë shpjegimet e tij edhe kreu i shtetit. Një ditë më parë mazhoranca në këtë komision i hapi rrugë procedurës për shkarkimin e Metës.

Socialistët thanë se kreu i shtetit ka shkelur hapur Kushtetutën me thirrjet për dhunë që bëri gjatë fushatës elektorale.

Por në një përgjigje me anë të një letre kreu i shtetit thotë se kjo nismë synon shmangien e vëmendjes nga problematikat reale që sipas tij po evidentohen dita ditës mbi procesin zgjedhor.

Ndaj Meta, duke e konsideruar këtë nismë si keqpërdorim të veprimtarisë ligjvënëse, i kërkon Kuvendit që më parë të hetojë të gjitha pretendimet për krime zgjedhore.

Tv Klan










Të ngjashme