Presidenti Ilir Meta ka zhvilluar sot një takim me kreun e Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti. Takimi mes kreut të shtetit dhe liderit të LVV është zhvilluar në Presidencë.

Meta shprehet në një postim në mediat sociale se ka qenë “një takim vëllazëror” dhe se e ka uruar “për fitoren, por mbi të gjitha për procesin e shkëlqyer zgjedhor, që realizoi Kosova”.

Më tej Presidenti shton se  ka ndarë më Kurtit dhe ide për përforcimin e gjithanshëm të bashkëpunimit mes dy vendeve.

Ndamë shumë ide të vyera për forcimin e gjithanshëm të bashkëpunimit mes dy vendeve tona dhe përshpejtimin e proceseve integruese, për të garantuar një të ardhme më të mirë dhe të sigurt europiane, që meritojnë qytetarët tanë. 🇦🇱️🇽🇰”, përfundon postimin e tij Presidenti.

Albin Kurti ndodhet në Shqipëri prej ditës së djeshme, ku zhvilloi një vizitë në Lezhë për të kujtuar Besëlidhjen e Lezhës të 2 Mars 1444./tvklan.al