Meta thirrje shqiptarëve: Ndëshkoni ata që duan të blejnë votën tuaj



Meta thirrje shqiptarëve: Ndëshkoni ata që duan të blejnë votën tuaj

19:06 15/04/2021

Presidenti Ilir Meta u ka drejtuar sot një thirrje Shqiptarëve lidhur me procesin e votimit në 25 Prill. Meta duke u drejtuar shqiptarëve, shprehet se të gjithë duhet të ndëshkojnë ata që tentojnë të blejnë votën.

Më tej ai shton se kush falsifikon, kush tenton të tjetërsojë dhe të prekë votën, do ta ketë vendin në burg.

“Ndëshkoni ata, që duan të blejnë votën tuaj dhe t’ju përzënë fëmijët nga Shqipëria, atdheu ynë i bekuar! 🇦🇱 E përshëndes mesazhin e fuqishëm dhe frymëzues të Konferencës Ipeshkvnore tё Shqipërisë, që inkurajon pjesëmarrjen masive të qytetarëve në zgjedhjet historike të 25 prillit, një e drejtë dhe detyrim moral ndaj momentit më të rëndësishëm të jetës demokratike dhe së ardhmes europiane të Shqipërisë.

I bëj gjithashtu jehonë thirrjes së tyre për të mos rënë në grackën e kujtdo, që kërkon t’i trajtojë qytetarët shqiptarë si plaçkë, që shitet e blihet por të votoni me vullnet të lirë dhe për ata kandidatë, të cilët duhet ta meritojnë besimin tuaj!  Kush falsifikon, kush tenton të tjetërsojë dhe të prekë votën, do ta ketë vendin në burg! 🇦🇱“, është ky mesazhi i Presidentit të Republikës./tvklan.al







Të ngjashme