Ish-Zonja e Parë, Michelle Obama ka qenë e ftuar në “The Ellen Show” për herë të parë pas largimit nga Shtëpia e Bardhë.

Dhe një nga momentet e fundit në Presidencë që bëri xhiron e botës vitin e kaluar ishte kur Mishel mori dhuratën që i kishte bërë Melanie Trump, por askush nuk ishte aty për ta marrë, që çiftet të bënin foton zyrtare.

Vetë Michelle thotë se në të tilla raste

“Ka shumë protokoll. Është një vizitë shtetërore ku ata të thonë çfarë do bësh, si do qëndrosh e nuk flitet për të marrë një dhuratë. Unë ngela si e ngrirë, çfarë duhet të bëja me këtë dhuratë?”

Ajo shton se gjatë atij momenti askush nuk e ndihmoi, por ishte vetë bashkëshorti i saj Barak Obama që e shpëtoi. Ai e morri kutinë dhe e çoi brenda.

Për kutinë e kaltër u fol shumë se çfarë ishte, duke qenë se nga paketimi i përkiste kompanisë së vajzës së presidentit Donald Trump, Tifany.

Ish-Zonja e Parë e ka treguar më në fund se ajo kuti mbante brenda një kornizë fotografish dhe thotë se është shumë e bukur.

Klan Plus