Mihrije Braha dhe Naim Abazi kanë qenë në një lidhje me “Skype” tek emisioni i Rudinës në Tv Klan.  Ishte planifikuar që ata të bënin intervistën e tyre studio, por për shkak të disa simptomave për Covid që Naimi ka ndjerë, janë izoluar në shtëpi dhe po presin rezultatin e tamponit.

Rudina Magjistari: Më vjen keq që nuk erdhët në studio, çfarë ka ndodhur?

Naim Abazi: Ju e dini që unë jam doktor dhe vura re disa shenja dhe u frikësova se mos kam Covid dhe akoma nuk e di saktë.

Rudina Magjistari: E ke bërë tamponin?

Naim Abazi: E kam bërë dhe pres rezultatin.

Rudina Magjistari: Cilat janë simptomat e para Naim, çfarë po ndjen?

Naim Abazi: Unë kisha një kollitje të lehtë e cila tani ka ndaluar por tani është periudhë Covidi dhe duhet të jemi të kujdesshëm. E patëm frikën se nëse na i japin rezultatin qoftë edhe në momentet që jemi tek ju, nuk do ishte mirë. Me shumë dëshirë do vinim sot në Tiranë .

Mihrije Braha: Na ka marrë malli.

Rudina Magjistari: Mihrije ti ke qenë mirë, ke pasur ndonjë simptomë?

Mihrije Braha: Mendoj që edhe unë kam disa simptoma si Naimi, por nuk e kam bërë tamponin akoma, kështu që shohim e bëjmë, po presim një herë përgjigjen e Naimit.

Rudina Magjistari: Naim uroj që të marrësh një rezultat negativ, por nëse është e kundërta uroj që të jetë sa më e lehtë për ty. /tvklan.al