Pasi mundi skuadrat e mëdha Milan nuk arriti të dilte me fitore nga stadiumi San Paolo. Ndeshja ndaj Napolit përfundoi në barazim 2-2.

Kuqezinjtë shënuan të parët. Hernandez realizoi në minutën e 20′. Avantazhi zgjati rreth 15 minuta pasi Di Lorenzo barazoi për ekipin e Gattuso. Në pjesën e dytë Napoli shënoi sërish, duke kaluar në avantazh. Autor i golit është Mertens. Por në të 73′ Kesi shndërroi në gol një penallti të fituan nga Bonaventura.

Në minutat e fundit Milan u gjend me 10 lojtarë pas daljes me të kuq të Salemekers. Skuadrat ndanë nga një pikë dhe ruajnë të njëjtat pozicione në renditje.

Tv Klan