Juventus humb busullen me kreun, mposhtet nga Napoli

Java e 22-të e Seria A ka rezervuar një surprizë të pakëndshme për Milanin. Kryesuesit aktual të kampionatit italian janë mposhtur 2-0 nga Spezia në transfertë. Magiore, zhbllokoi takimin në minutën e 56-të

Më pas, Bastoni dyfishoi rezultatin dhe i dha fitoren Spezias. Kuqezinjtë zhvilluan një takim totalisht për tu harruar, pasi nuk arritën për asnjë moment që të godisnin në portën e Spezias. Një humbje që mund t’i kushtojë shtrenjtë Milanit, që rrezikon të humbasë kreun e Seria A.

Humbje minimale regjistroi Juventusi, 1-0 në fushën e Napolit. Goli me vlerën e 3 pikëve për napoletanët u shënua nga Insinje me penallti. Humbja e tretë për bardhezinjtë që gjenden në vendin e tretë me 42 pikë.

Klan News