Më shumë se 3 orë, protesta e opozitës para bashkisë së Tiranës u shoqërua me molotov dhe përplasje të qytetarëve me policinë.

Protesta që nisi rreth orës 16:30 të së martës, kulmin e pati pas dy orësh deklaratash dhe akuzash në drejtim të Erion Veliajt. Të zgjedhurit vendor në Këshillin Bashkiak dhe protestuesit hoqën gardhin metalik dhe tentuan të hyjnë me forcë në Bashki.

Policia i zmbrapsi duke përdorur këtë herë spraj djegës drejt syve të tyre dhe gaz lotsjellës, e njëkohësisht bëri thirje për ruajtjen e qetësisë.

Nënkryetari i Këshillit Bashkiak nga opozita, Dorian Teliti akuzoi kryebashkiakun për Skemën 5D të drejtorëve dhe kërkoi të dijë se ku shkuan 30 mln Eurot që përvetësuan.

Policia në mbyllje të protestës vendosi shiritin e skenës së krimit dhe nisi hetimet për incidentet e shënuara gjatë protestës.

Edhe në këtë protestë të 5 para Bashkisë Tiranë, nuk munguan as qytetarët që u shoqëruan nga efektivët e policisë.

Klan News