Roma dhe Milani do të përballen në “Olimpico” në derbin italian, në çerekfinalen  e kthimit të Ligës së Europës. Verdhekuqtë fituan sfidën e parë 1-0 dhe do të kërkojnë kualifikimin të mbështeur nga tifozeria e tyre. Nga 56 ndeshjet e fundit mes të dyja ekipeve, “Djalli” ka fituar 21, kurse Roma 17.

“Verdhekuqtë” kanë humbur tri nga 4 takinet e fundit në shtëpi ndaj kuqezinjve në të gjitha kompeticionet.

Me ardhjen e De Rosit në stol, kryeqytetasit kanë deshtuar ne dy nga 16 takime të luajtura.

Presioni mbi trajnerin e kuqezinjve Pioli është rritur, pasi një dështim në Europë do të jetë i vështirë për t’u kapërdirë nga drejtuesit. Bayer Leverkusen po përgatiet për sfidën çerekfinale të kthimit në Ligën e Europës ndaj West Ham. Kampionët e sapokurorëzuar gjermanë udhëtojnë në Londër me një avantazh 2-0 në shtëpi. Ekipi i Xabi Alonsos kërkon një tjetër trofe në këtë sezon unik.

Atalanta e Berat Gjimshitit do të presë Liverpool-in, për të kuqtë do të jetë një mision i vështirë përmbysja e disavantazhit me tri gola. Ndërsa Marsella luan me Benfikën në shtëpi, me çerekfinalen e parë që u mbyll 2-1.

Klan News