Spektakël në NBA, Uttah Jazz mposht Clippers, afrohet me kualifikimin

Milwaukee Bucks rihap llogaritë në play-off, teksa fitoi 86-83 ndaj Brooklyn Nets në gjysmëfinalen e tretë në Konferencën e Lindjes në NBA.

Nets kryesojnë 2-1 ndaj Bucks me ndeshje. Sfida e fundit u karakterizua nga gabimet e shumta të të dyja skuadrave në sulm. Durant realizoi 30 pikë e 11 rebound, mbështetur edhe nga Irving me 22 pikë, por që nuk mjaftuan për të evituar humbjen.

Në kahun tjetër shkëlqyen Middleton me 35 pikë e 15 rebound si dhe Antetokounmpo me 33 pikë e 14 rebound, duke marrë përsipër barrën e kësaj sfide dhe ia dolën mbanë.

Në Perëndim, ekipi i Utah Jazz fitoi 117-111 ndaj Clippers dhe udhëheq tashmë  2-0 serinë e gjysmëfinaleve. Mitchell realizoi 37 pikë, duke i bërë të pavlefshme 29 pikët e Jackson për miqtë.

Klan News