Ka kënduar historikisht këngët e mikut e saj, por kësaj radhe Mina risjell këngët më të mira të Lucio Battistit në një album të vetëm të titulluar  Paradiso (Lucio Battisti Songbook), i cili do të dalë në treg më 30 Nëntor.

Në albumin që sjell bashkëpimet më të mira të dyshes Battisti-Mogol, mina do të interpretojë edhe dy këngë të cilat nuk i ka kënduar kurrë në të shkuarën, “Vento nel vento” dhe “Il tempo di morrire”.

Paradiso – Battisti Songbook vjen për publikun me rastin e 20-vjetorit të vdekjes së kantautorit të famshëm italian Lucio Battisti.

Në broshurën e CD do të jetë edhe letra që Mina shkroi për Lucion në Liberal më 28 Shtator të vitit 1998, vetëm disa ditë pas ndarjes së tij nga jeta.

Tv Klan