Bledi Çuçi ministër i Brendshëm dhe Milva Ikonomi ministre Bujqësie. Janë këto dy emrat që kryeministri Edi Rama deklaroi gjatë kësaj të marte se do t’i çojë Presidentit Ilir Meta për dekretim.

Mirëpo kreu i shtetit ka thënë gjatë një konference se nuk ka ende asnjë emër zyrtar në tryezën e tij dhe me këto emra është njohur përmes mediave.

Megjithatë, Presidenti deklaroi se sapo të njihet në rrugë zyrtare, përgjigja do të jetë sa më shpejt të jetë e mundur.

“Jam njohur nga mediat me disa propozime, por si President do të më duhet të njihem me propozimet zyrtare dhe përgjigja do të jetë më e shpejta e mundshme sa i takon kohës”, tha Meta./tvklan.al