Ministri i Brendshëm Dritan Demiraj ka përgëzuar Policinë e Shtetit për arrestimin e të dyshuarit për vrasjen e Komisar Artan Cukut.

Ministri ka ndjekur në vijimësi ecurinë e hetimit të kësaj ngjarje të rëndë dhe ishte angazhuar pranë familjes së Cukut (në vizitën e 29 majit 2017) se Policia e Shtetit ishte e angazhuar maksimalisht për zbardhjen e plotë të ngjarjes, kapjen dhe dërgimin para drejtësisë të autorëve.

Në vijim, Ministri Demiraj konfirmon mbështetjen e fuqishme për Policinë për rritjen e kontrollit të territorit kundër trafiqeve dhe pastrimin e radhëve të Policisë nga të inkriminuarit dhe personat e përfshirë në trafikun e drogës.