“Të bëhen ndryshime në Kodin e Familjes,” kështu është shprehur në një intervistë për Klan News juristja Eni Çobani, pasi sipas saj kjo dramë po prek gjerësisht familjet shqiptare. Tradhtia dhe kërkesa për t’u larguar nga shtëpia dyshohet se kanë qenë arsyet kryesore që e rënduan të renë në Shkodër që e çuan deri në pikën që t’i japë fund jetës së bashku me tre fëmijët e saj të mitur.

“I kishte thënë Alma të lutem, ose unë nuk e di se si është shprehur, po them të lutem, por varet se si ai, që largohu nga banesa. Dhe besoj se kjo është një nga arsyet shumë të rënda, pra në momentin që ne vendosim të ndahemi, të divorcohemi, patjetër kjo është një gjë legjitime se tani pavarësisht se nuk e duam, kjo tani është bërë normale. Pra njerëzit lidhen martohen.

Por që t’i thuash nënës së tre fëmijëve largohu nga banesa me tre fëmijë sepse unë do sjell zonjën tjetër për të jetuar unë kësaj nuk i them burrëri. Kësaj unë i them që ky njeri duhet të vihet para përgjegjësisë sepse nuk mund t’i thuash nënës të padivorcuar, të pa ndarë akoma me ligj që largohu nga banesa me tre fëmijë. Ku do shkonte nëna me tre fëmijë? Ku do shkonte, pra më thoni?! Kjo është drama e parë, pra e shohim divorcin si zgjidhje. Po! Unë jam një njeri që jam kundër divorcit e kam shprehur këtu e vite të tjera. Por, a ka ardhur koha që ne të bëjmë një ndërhyrje në kodin e familjes?! Po! A ka ardhur koha që të bëjmë një ndërhyrje të fortë pikërisht në ato vendimmarrje që merren për divorcin. Sepse çfarë ndodh, i dashur. Ndahet çifite, ti nuk mund ta ndash pasurinë së bashku në momentin kur bën divorcin, jo thotë gjykata apo ligji. Do bësh divorcin pastaj do të shkosh te pjesëtimi i pasurisë.

Po ku i kanë këta njerëz gjithë këto burime financiare që të hapin dy gjyqe dhe gjyqi i pjesëtimit të pasurisë është me dy faza, pra ka një fazë të parë dhe një fazë të dytë, pastaj ka një Apel, pastaj ka një Gjykatë të Lartë. Jo i nderuar se para viteve ’90, se shume sot më kanë bërë këto pyetje, Zonja Eni si bëhet me zgjidhjet e martesë para viteve ’90, tani unë kam eksperienca jetësore patjetër, se kam qenë në një moshë të vogël, por kam dëgjuar dhe kam parë vendimmarrje. Çfarë thuhej i nderuar, kujdestari i fëmijëve, ndryshimi i mbiemrit, vendndodhja dhe vendbanimi i nënës, pra gjykata vendos ku do të qëndrojë nëna, por s’mund të lihet nëna mes katër rrugëve dhe ana tjetër pensioni ushqimor,” shprehet juristja.

Ligjet jo të duhura, mungesa e përkrahjes nga shteti dhe ndarja e pasurisë janë arsyet e rënda që sipas juristes po detyrojnë shumë gra të hidhen në Bunë. Ajo u bën gjithashtu të gjitha grave shqiptare që të ngrenë zërin, të reagojnë për padrejtësitë që u bëhen, pasi ato nuk janë më vetëm.

“Pra të gjitha këto pse i them, këto e kanë çuar Almën të hidhet në Bunë. Kjo është Buna e Almës, por kjo është Buna e shumë grave të tjera të cilat nuk flasin, dhe unë u bëj thirrje të ngrenë zërin, të flasin. Ne jemi këtu për ato, për të folur dhe për të thënë të vërtetat. Nuk mund t’i lemë më gratë shqiptare të mbyten dhe të marrin me vete edhe fatin e fëmijëve të tyre. Fëmijët kanë të drejtën e tyre për të jetuar, për të gëzuar, për të qenë të lumtur me një familje të lumtur, dhe në qoftë se familja ndahet, këto dy prindërit janë prindit tërë jetën e atyre fëmijëve. Kur do të kuptohet kjo në Shqipëri atëherë ne do të fitojmë një rehati,” përfundon fjalën e saj Eni Çobani./tvklan.al