Olaf Scholz do të drejtojë fushatën e partisë social-demokrate në zgjedhjet e përgjithshme të Shtatorit

Social Demokratët e qendrës së majtë të Gjermanisë kanë përzgjedhur ministrin aktual të Financave Olaf Scholz, si kandidat për kancelar në zgjedhjet e përgjithshme të 26 Shtatorit.

Ish-kryebashkiaku i Hamburgut fitoi 96.2% të votave nga pothuajse 600 delegatë të SPD. Rezultati nuk ishte një befasi, pasi udhëheqja e partisë e kishte emëruar tashmë atë për kandidaturën më shumë se një vit para zgjedhjeve.

Gjatë një koference e cila u mbajt online mes delegatëve Scholz paraqiti edhe planin ku parashikohet rritja e pagave. Sipas Scholz ai synon që të marrë më shumë se 10 milionë vota të punëtorëve të cilët në Gjermani akualisht paguhen me paga minimale.

Ligjvënësi gjithashtu shpalli planet e tij për mjedisin, një propozim më ambicioz të qeverisë për të ulur në zero emetimet e gazeve serë deri në 2045. Ministri i Financave deklaroi se nuk do të bënte një koalicion me partinë e kristian-demokratëve. Sipas mediave gjermane 62-vjeçari nuk shihet si një figurë që mund të ngjallë aq pasion mes votuesve sa të ngrejë ndonjë peshë elektorale.

Sondazhet e rendisin atë pas kandidates së të gjelbërve Annalena Baerbock që kryeson me mbështetje për postin e kancelarit. Ai madje ka të njëjtin nivel mbështetjeje me 21%, po aq sa pasardhësi i Merkelit tek kristiandemokratët Armin Lashet. Si parti, socialdemokratët janë të 3-tët teksa në krye pritet të renditen të gjelbrit, duke lënë pas edhe Kristian-demokratët.

Klan News