“Është detyrë dhe e shqiptarëve të vendosin rregull në shtëpitë e tyre”. Ministri i Jashtëm Belg Derek, ka deklaruar përpara gazetarëve se do të ishte iluzion për shqiptarët të mendojnë që investimet e huaja të vijnë në një vend të pastabilizuar.

Duke u ndalur në takimin shqiptaro-serb të së Shtunës,shefi i diplomacisë belge u shpreh se do të ishte gabim fatal nëse UÇK nuk merr pjesë në bisedime.Kjo do t’i jepte dorë Millosheviç që të manipulojë qëndrimin shqiptar. Ministri i Jashtëm belg ka darkuar sot me kryeparlamentarin Gjinushi, Presidentin Mejdani dhe liderin demokrat Berisha. Ai i ka bërë thirrje Berishës për t’u rikthyer në Parlament./tvklan.al

Gazetar : Vladimir Lame