Biznesmenët e suksesshëm shqiptarë, që jetojnë në Amerikë, të investojnë dhe në Shqipëri. Është kjo thirrja e ministres së Zhvillimit Ekonomik, Turizmit, Tregtisë dhe Sipërmarrjes, Milva Ekonomi gjatë Forumit Mbarëkombëtar Ekonomik të Diasporës Shqiptare, që u zhvillua në New York.

Qeveria shqiptare, theksoi ministrja, ka ndërmarrë një sërë reformash, të cilat mundësojnë klimën e nevojshme për të investuar në Shqipëri.

Ministrja Ekonomi e ilustroi këtë me investimet amerikane që operojnë në Shqipëri, kur tha se: “

Bizneset amerikane që operojnë në Shqipëri janë rreth 167 pra një numër i konsiderueshëm. Ne kemi investime të huaja direkte 884 milion Euro vitin që kaloi. Nga këto, investimet amerikane zënë 2 %. Por, po të shikojmë vitin 2013 të krahasuar me 2015, investimet amerikane janë rritur 2.6 herë, çka tregon se afërsia që ne kemi, duke e vendosur në një këndvështrim tjetër që është më shumë moral dhe politik, ka të bëjë me faktin se shqiptarët dhe diaspora në Amerikë ndihen të afërt. Ndërsa, qeveria amerikane ndihet si një mentor i rëndësishëm për Shqipërinë. Kjo sepse Shqipëria gjithmonë ka besuar që Amerikën e ka në krah, në momentin kur lufton për demokratizimin e jetës së vendit dhe paqen e Ballkanit

”./tvklan.al