Trajneri Sylvinho ka publikuar formacionin që do të hedhë në fushë ndaj miqësores me Kilin.

Sipas listës së teknikut Sylvinho, 11-dhjetëshja do të jenë Thomas Strakosha, Elseid Hysaj, Enea Mihaj, Berat Gjimshiti, Ylber Ramadani, Mario Mitaj, Jasir Asani, Kristjan Asllani, Nedim Bajrami, Rey Manaj dhe Taulant Seferi.

Ndeshja miqësore Shqipëri-Kili luhet në Parma të Italisë sonte në orën 20:45 dhe do të keni mundësi ta ndiqni në ekranin e Tv Klan.

Ndërsa në stadium raportohet se ka tifozë të shumtë shqiptarë që kanë shkuar të ndjekin dhe përkrahin kuqezinjtë.

/tvklan.al