Kërkohet hapja e negociatave me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut

Komisioni i Jashtëm në Parlamentin Evropian ka mbështetur mbajtjen e Konferencës së Parë Ndërqeveritare me Tiranën dhe Shkupin pa shtyrje të mëtejshme kur të jenë përmbushur të gjitha kushtet e vendosura nga Këshilli Europian në muajin Mars të vitit të kaluar. Në draft raportin e miratuar për vendin tonë parakushti i parë mbetet reforma zgjedhore që do të zbatohet procesin e zgjedhjeve të përgjithshme të 25 Prillit.

Këto zgjedhje u konsideruan nga të gjitha grupimet politike si një test për pjekurinë politike të vendit. Eurodeputetët evidentuan edhe nevojën për funksionimin e plotë dhe eficente të Gjykatës Kushtetuese dhe të Gjykatës Lartë, si dhe funksionimin e qëndrueshëm dhe pa shkëputje të Gjykatave të Apelit. Është vlerësuar arritja e kuorumit minimal të gjykatësve në Gjykatën Kushtetuese dhe fakti që Gjykata e lartë ka nisur trajtimin e më shumë se 1000 dosjeve të mbetura peng në këto tre vite. Në draft raportin që pritet të miratohet edhe në seancë plenare së shpejti bëhet thirrje që të hetohen rastet e korrupsionit të nivelit të lartë dhe t’i jepet fund pandëshkueshmërisë.

Për Byronë Kombëtare të Hetimit nënvizohet nevoja e vazhdimit të procesit të rekrutimit të stafit të hetimit. Nënvizohet nevoja e rezultateve të prekshme në hetime të pavarura dhe të paanshme që çojnë në ndjekje penale ndaj zyrtarëve që bashkëpunojnë krimin e organizuar dhe janë të përfshirë në korrupsion. Po ashtu, ashtu si edhe në raportin më të fundit të Departamentit Amerikan të Shtetit bëhet thirrje për shtimin e hetimeve kundër pastrimit të parave. Eurodeputetët shprehën shqetësim për ndalimin e kërkesave të pabazuara për azil dhe kthimin e azilkërkuesve të paligjshëm në Shqipëri.

Klan News