Miriam Cani dhe Alban Skënderaj bëhen sërish prindër

Miriam Cani dhe Alban Skënderaj bëhen sërish prindër

13:19 14/01/2020

Zbulojnë emrin e veçantë të djalit

Kantautori i njohur Alban Skënderaj dhe bashkëshortja e tij Miriam Cani janë bërë sërish prindër. Përmes një postimi në rrjetin e tij social Instagram, Albani ka njoftuar fansat për lajmin e bukur dhe ka zbuluar edhe emrin e djalit të tyre.

Duam quhet vogëlushi dhe arsyeja e përzgjedhjes së këtij emri nga ana e tyre përveçse lidhet me faktin se është një fjalë e ëmbël, kuptimplotë, ka gjithashtu edhe një arsye tejet të veçantë. Duam vjen gnga emri i këngës me të cilën ata kurorëzuan martesën e tyre, ditë e cila përkon me momentin e paharrueshëm kur zbuluan se Miriam ishte në pritje të ëmbël. Gjithashtu këngëtari shton se inicialet e emrave të tyre si prindër janë aty si një shtyllë, ku Duami dhe motra e tij Ameli mund të mbështeten gjithmonë.

View this post on Instagram

Mire se erdhe ne jete Duam. Ne do te duam deri sa fryme me te mos kemi. Ashtu si e do natyra diellin e si e duan yjet qiellin. Gjithmone me shume se dje e me pak se neser. Ndoshta nuk te falim dot nje kurore por ti do jesh perjetesisht Princi jone Duam. Do bejme gjithcka qe eshte ne doren tone qe ti te rritesh me shendet, qe ti te rritesh me dinjitet. Te perqafosh te miren dhe te luftosh padrejtesite. Te jesh tolerant, i duruar por i guximshem dhe i vendosur kur duhet. Te dish nga ke ardhur dhe ku do te shkosh. Te jesh vetvetja dhe gjithmone krenar per veten. Te duash e te te duan. Eshte detyrim moral ndaj jush qe na keni dhuruar dashuri e keni qene pjese e gezimeve dhe hidherimeve tona te ndajme arsyen pse zgjodhem kete emer edhe pse mund ta imagjinoni. Duam (pervec se nje fjale e embel, e paster dhe kuptimplot shqipe) vjen nga emri i kenges me te cilen ne kurorezuam martesen tone para pak muajsh, dite e cila perkon me momentin e paharrueshem kur zbuluam qe Duam-i kishte nisur rrugen e tij per te ardhur ne jete. Ishim duke xhiruar klipin dhe duke e kenduar cdo dite ate kenge ndaj e kemi ndjere gjithmone shume edhe si kengen e tij. DU-AM-ELI, edhe inicialet e emrave tane si prinder jane aty ne mes si nje shtylle ku Duam-i dhe motra e tij Ameli mund te mbeshteten gjithmone. Mire se vjen ne familje biri jone. 🙏🏻🙏🏻🙏🏻🙏🏻 Te DUAM. ❤️❤️❤️❤️

A post shared by Alban Skenderaj (@albanskenderaj) on

Mirë se erdhe në jetë Duam. Ne do të duam deri sa frymë më të mos kemi. Ashtu si e do natyra diellin e si e duan yjet qiellin. Gjithmonë më shumë se dje e më pak se nesër. Ndoshta nuk të falim dot një kurorë por ti do jesh përjetësisht Princi jonë Duam. Do bëjmë gjithçka që është në dorën tonë që ti të rritesh me shëndet, që ti të rritesh me dinjitet. Të përqafosh të mirën dhe të luftosh padrejtësitë. Të jesh tolerant, i duruar por i guximshëm dhe i vendosur kur duhet. Të dish nga ke ardhur dhe ku do të shkosh. Të jesh vetvetja dhe gjithmonë krenar për veten. Të duash e të të duan.
Ështe detyrim moral ndaj jush që na keni dhuruar dashuri e keni qenë pjesë e gëzimeve dhe hidhërimeve tona të ndajmë arsyen pse zgjodhëm këtë emer edhe pse mund ta imagjinoni.
Duam (përveç se një fjalë e ëmbël, e pastër dhe kuptimplot shqipe) vjen nga emri i këngës me të cilën ne kurorëzuam martesën tonë para pak muajsh, ditë e cila përkon me momentin e paharrueshëm kur zbuluam që Duam-i kishte nisur rrugën e tij për të ardhur në jetë. Ishim duke xhiruar klipin dhe duke e kënduar çdo ditë atë këngë ndaj e kemi ndjerë gjithmonë shumë edhe si këngën e tij. DU-AM-ELI, edhe inicialet e emrave tanë si prindër janë aty në mes si një shtyllë ku Duam-i dhe motra e tij Ameli mund të mbështeten gjithmonë”.
/tvklan.al


Grupi
LAJMET
Të ngjashme
Grupi