Këngëtari i njohur Alban Skënderaj sot feston 39-vjetorin e tij dhe nuk kishte si të mungonte edhe urimi i veçantë i bashkëshortes së tij Mirjam Canit.

Ajo ka publikuar një foto të Albanit me dy fëmijët Duam dhe Amelin që shihen duke qeshur dhe argëtuar së bashku. Në mbishkrimin e kësaj foto këngëtarja ka bërë urimin emocionues me fjalë që i kanë dalë nga zemra.

“Mëngjesi më i ëmbël për mua. Gëzuar ditëlindjen babi më i mirë në botë. Do të duam sa të kemi fryme”, shkruan Miriami. /tvklan.al