Misione speciale në Hënë dhe Mars

Misione speciale në Hënë dhe Mars

21:55 02/10/2018

Hëna dhe Marsi janë objektivat për eksplorimin hapësinor të NASA-s. Prezantimi është bërë në Kongresin Amerikan dhe gjithçka është gati për nisjen e përzgjedhjes së projekteve më të mira për të ardhmen e misioneve hapësinore.

Nis kështu konkretizimi i planit të politikave hapësinore të kërkuara nga presidenti amerikan Donald Trump, ku 5 janë etapat që parashikohen.

Faza e parë do të jetë një fazë tranzitore mbi aktivitetet njerëzore në orbitën e ulët të Tokës, aty ku ndodhet Stacioni Ndërkombëtar Hapësinor, kundrejt platformave të reja të realizuara falë bashkëpunimet mes NASA-s dhe kompanive private.

Hapi i dytë do jetë projektimi i teknologjive për operacionet në sipërfaqen e Hënës, por edhe në orbitën e saj. Objektiv kryesor do jenë të ashtuquajturat Gateway, që janë platforma orbitale të cilat do bëjnë të mundur pritjen e ekuipazheve njerëzore, të cilat aktualisht po ndërtohen në disa kompani private në Ohio, Texas dhe Alabama.

Gjithsesi sistemi i parë që do mbërrijë në Hënë në kuadër të këtij projekti të madh do të jetë në vitin 2022.

Klan Plus





Grupi
LAJMET

Të ngjashme




Grupi