Protestuesit dhe mbështetësit pro Presidentit Donald Trump kanë hyrë në ambientet e brendshme të Kongresit Amerikan.

Deri më tani një mjet eksploziv i dyshimtë është gjetur në territorin e Kongresit Amerikan, konfirmuar nga disa zyrtarë të Kongresit për NBC News.

“Mjeti eksploziv është gjetur jashtë ndërtesës,” kanë thënë burimet.

“Bashë me partnerët tanë të FBI në zyrën e Washington i jemi përgjigjur raporteve për pajisjet e dyshimta. Hetimet janë duke vazhduar,” tha një zëdhënës. /tvklan.al