Pas më shumë se një javë nga atentati në Bruksel, shqiptari Augustin Kaza ka ndërruar jetë.  44-vjeçari u qëllua me armë zjarri natën e 28 prillit, teksa ndodhej i ulur në një tavolinë jashtë ambientit të një lokali së bashku me një person tjetër.

Pranë tavolinës ku ndodhej shqiptari shfaqet një person i maskuar dhe pa pritur nxjerr pistoletën duke qëlluar katër herë ndaj Agustin Kazës. 44-vjeçari mori një plumb në kokë dhe tre në gjoks. Ai qëndroi në koma për rreth një javë, por nuk mundi tu mbijetonte plagëve të marra.

Policia ende nuk e ka identifikuar autorin, ndërsa hetimet vijojnë për zbardhjen e ngjarjes.

Agustin Kaza dyshohet se u vra për gjakmarrje. 44-vjeçari është vëllai i Martin Kazës, i dënuar me 22 vite  burg për vrasjen e dy vëllezërve Dod dhe Augustin Gjini në 3 korrik të 1997 në Mirditë.  Ata dyshohet se i kishin vrarë vëllanë. Kaza u ekstradua nga Britania e Madhe në vendin tonë, në dhjetor të vitit 2017.

Klan News