I ftuar në programin “Rudina” në Tv Klan këtë pasdite ishte moderatori i njohur në Kosovë, Meriton Mjekiqi. Ai është drejtuesi dhe autori i programit “Gjoni Black” që transmetohet në RTV Kosovë, një program ku të ftuar janë personazhe nga bota e showbiz-it. Mjekiqi ndonëse ka lindur në Gjermani, është bërë një personazh i njohur në ekranet shqiptare, jo vetëm në Kosovë, por edhe në Shqipëri.

24- vjeçari, para 2 vitesh, ishte pjesë e spektaklit ‘’Dance With me 4’’, ku konkuronte së bashku me këngëtaren Rovena Stefa. Përveçse është njohur në publik për profesionizmin e tij, Meriton Mjekiqi u bë pjesë e mediave rozë për faktin që në moshë shumë të re, vetëm 22 vjeç, u bë baba.

S’kemi bërë asnjëherë martesë me Egestën. Në fakt si djalë i ri, që dashurohet, ditët e rinisë tonë. Jam njohur dhe kemi patur një lidhje të gjatë, si rrjedhë e dashurisë tonë ka ardhur edhe virtyti jonë më i bukur në jetë Loari. Ka vazhduar, një kohë kemi qenë bashkë, por kështu, tani Loari qëndron me mamin e tij”.

Më tej, Meritoni tregon se është ndarë nga mamaja e fëmijës së tij, por ruajnë ende raporte të mira.

Jo s’jemi bashkë. Egesta jeton me Loarin në Austri, e ka të drejtën e djalit, normal si çdo nënë për ta mbajtur, ndërsa unë jetoj në Prishtinë. Kohë pas kohe, mundohem të udhëtoj dhe të jem pranë Loarit normal. Raportet tona për djalin janë të mira, s’kemi diçka që na pengon në këtë mes, jemi të lumtur që e kemi pjesë tonën. Dhe kështu vazhdon jeta. E respektoj shumë. Egesta i kushtohet shumë Loarit, i përkushtohet çdo moment, i qëndron pranë”./tvklan.al