Me të mbërritur para godinës së parlamentit, protestuesit kanë hedhur sërish bomba molotov, ndërkohë që policia iu kundërpërgjigj me gaz lotsjellës.

Herë pas here mund të dëgjohen shpërthime. Ndonëse të larguar për shkak të gazit, disa protestues afrohen dhe hedhin sende, tymuese e fishekzjarre në rrugën para Kuvendit. Ndërkohë, në hyrje të godinës është i vendosur një kordon policor.

/tvklan.al