Studiuesit: Qëndrimi në ambiente të izoluara pakëson memorien

Jetesa në Antarktidë mund të tkurrë trurin. Izolimi atje për misione të gjata shoqërohet me humbje të volumit të disa zonave të trurit, si pasojë e monotonisë dhe mungesës së stimujve. Kjo është vërtetuar tek 9 kërkues të cilët qëndruan në kontinentin e akullt për 14 muaj rresht.

U vërejt që kishte reduktim deri në 10% të volumit të ipokampit, që është përgjegjëse për nxënien, memorien dhe procesimin e emocioneve dhe marrëdhëniet njerëzore sociale. Kërkuesit iu nënshtruan rezonancës magnetike para nisjes së misionit dhe në përfundim të tij, ndërkohë që kërkuesit gjermanë, autorë të studimit, kanë mbajtur nën monitorim çdo parametër të tyre për 14 muaj.

Gjithashtu reduktim proteinave që janë përgjegjëse të funksioneve që lidhen me ndërveprimet humane, përfshirë kujtimet e emocionet kishin pësuar pakësim në sasi deri në 45%. Si pasojë edhe truri humb aftësinë për të riprodhuar neurone të reja, dhe sipas ekspertëve izolimi për një kohë të gjatë, mungesa e stimujve dhe ekspozimi në një mjedis monoton ndikojnë shumë në funksionet kryesore të trurit.

Klan Plus