Morena Taraku: Dollapi im është më i madh se shtëpia jote


Morena Taraku: Dollapi im është më i madh se shtëpia jote

09:41 26/07/2020

Këngëtarja dhe modelja e njohur, Morena Taraku vazhdimisht është në qendër të mediave rozë për paraqitjet e saj në rrjetet sociale.

Ajo njihet për jetën luksoze që bën në Stamboll të Turqisë, ku është zhvendosur prej disa vitesh.

Morena vazhdimisht ndan me fansat foto nga përditshmëria, ku nuk mungojnë fotot dhe videot sensuale.

Këngëtarja së fundmi ka publikuar disa foto nga dhoma e saj e gardërobës, e cila duket gjigante dhe e mbushur me veshje luksoze.

Modelja vuri në dukje koleksionin e saj të këpucëve të shtrenjta, që duket të jetë këndi i preferuar i saj në garderobë.

Përshëndetje 911. Ata po vdesin, ëndërr! Dollapi im është më i madh se shtëpia jote”, shkruan Morena bashkëngjitur postimit të saj./tvklan.al




Të ngjashme