Moska u përfshi nga paniku ditën e sotme, pas një telefonate për bombë në një rrjet hipermarketesh dhe në disa nga qendrat e tjera kryesore të kryeqytetit rus.

Mediat vendase shkruajnë se janë evakuuar më shumë se 10 mijë persona, që në ato momente ndodheshin në mjediset e hipermarketeve, ndërsa njësitë speciale të eksplozivëve nisën kontrollet për gjetjen e lëndëve plasëse.

Shërbimet sekrete ruse janë angazhuar në zbardhjen ngjarjes ndërsa nuk ka ende një deklaratë zyrtare për vërtetësinë e lajmit.

Tv Klan