Reshje dëbore në vendet malore

I gjithë vendi është mbërthyer gjatë ditës së sotme nga moti i keq me reshje të dendura shiu. Në zonat malore, mbi lartësinë 1400 metra reshjet janë në formën e dëborës, çka në zona të caktuara ka sjellë vështirësi edhe në qarkullimin e mjeteve.

Ndërkohë që në zonat bregdetare ka pasur erë të fortë të shoqëruar me dallgë. Kapitaneria e Portit sqaron se forca e detit ka qenë deri në 5 ballë në gjirin e Durrësit dhe 7 në det të hapur, duke bërë që edhe tragetet e linjës Durrës-Bari të nisen me rreth 6 orë vonesë. 

Tv Klan