Shqipëria në shumë zona është mbuluar nga dëbora, temperaturat e ajrit janë të ulta dhe ka stuhi që kanë shkaktuar probleme në furnizimin me energji elektrike. Po ashtu probleme ka dhe në qarkullimin në disa rrugë.

Lidhur me këtë situatë, Policia e Shtetit u bën thirrje shoferëve që të kenë kujdes dhe të mos lëvizin me shpejtësi, të mos kryejnë parakalime të gabuara dhe të vendosin zinxhir në akset rrugore ku ka prezencë të reshjeve të dëborës.

Autoritetet shtojnë se të gjithë shoferët duhet të kontrollojnë gjendjen teknike të mjetit para se të nisen për udhëtim që të mos rrezikojnë dhe të bëhen burim për aksidente.

Më herët lidhur me këtë situatë dhe Autoriteti Rrugor Shqiptar ka bërë thirrje për kujdes gjatë lëvizjeve në zoant ku ka probleme nga reshjet e dëborës./tvklan.al