Kim dhe Kloe Kardashian kanë provokuar sërish me fotot e publikuara së fundi, duke mbushur faqet mediave të show biz-it.

Motrat e famshme shfaqen të shtrira në rërë, tepër sensuale, duke vënë në pah armën më të fortë të arsenalit të tyre.

Yjet e Reality-show janë bashkuar në një fushatë publicitare, në promovimin e linjës së veshjeve “Yeezy Season 3”, një linjë e bashkëshortit të Kim Kardashian, Keni Uest.

kim 2

Fushata publicitare është ideuar nga vetë Keni Uest. Mediat rozë shkruajnë se këto foto janë bërë para disa muajsh, pasi Kim Kardashian është larg prozhektorëve që prej kohës kur u grabit në Paris, një ngjarje që i tronditi jetën./ TV KLAN