Pas suksesit të “Rosenkrieg”, çifti Mozzik dhe Loredana kanë paralajmëruar një tjetër projekt muzikor.

Në një postim në Instagram, Mozzik shkroi “Loredana a e gjuejmë edhe njo?” dhe ka etiketuar reperen në të.

Ndërsa Lori ia ka kthyer me “O ma bre. Javën tjetër?

Tashmë jemi në pritje të detajve të tjera për këngën e cila duket se nuk do të vonojë shumë. “No Rich Parents” titullohet albumi i ri i dyshes së artistëve dhe kënga e radhës mund të jetë pjesë e tij.

Ndërkohë, kwnga “Rosenkrieg” u shndërrua shpejt në një hit për shkak të fabulës dhe videoklipit duke u renditur e para në top listën gjermane “Offizielle Deutsche Charts”./tvklan.al