Boksieri shqiptar u mund nga Chris Kongo në duelin e zhvilluar në Londër

Florian Marku u mund nga britaniku Chris Kongo në duelin e zhvilluar të dielën në kryeqytetin e Mbretërisë së Bashkuar, Londrës. Për boksierin shqiptar, kjo ishte humbja e parë e karrierës. Për Markun ishte një sfidë e vështirë, me Kongon që shfrytëzoi krahët e gjatë, duke ruajtur distancën ndaj rivalit.

Boksierët shkëmbyen goditje të forta dhe nga raundi në raund përplasja u bë edhe më e ashpër. Për të mbështetur Markun në O2 Arena ishin edhe shumë fansa shqiptarë. Në raundin e shtatë Kongo u tregua më i kthjellët, e krijoi avantazh.

Për shqiptarin nisi një rënie, që u shfrytëzua nga britaniku. Marku gaboi me vetëkontrollin, duke u penalizuar nga arbitrat për shkak të goditjeve të parregullta.

Në fund ishte Chris Kongo që festoi, pasi u shpall fitues me më shumë pike të grumbulluara me vendim unanim. 98-92; 96-93 dhe 96-94 ishte gjykimi përfundimtar. Britaniku mori titullin Interkontinental të Federatës IBO për peshat deri ne 66.5 kg.

Pas 15 ndeshjeve si profesionist, Marku ka 13 fitore, 1 barazim dhe 1 humbje.

Klan News