Biznesmeni Samir Mane nuk mund t’i mungonte listës së personazheve të vitit 2020, nga emisioni Opinion.

Një nga projektet që Samir Mane diferencohet në tregun vendas, por pa dyshim në rajon dhe në Europë është Green Coast në Palasë. Por çfarë e bën atë kaq të veçantë?

“Nuk është vetëm një resort vilash, por kanë filluar të krijohen dhe hotelet e para. Ajo që është ndryshe në Green Coast, është se aty blen një eksperiencë. Dikush që nuk e do vilën që ta përdorë gjatë gjithë kohës, mund të fitojë para nga ajo vilë duke e dhënë me qira, nën menaxhimin tonë dhe kompanive më të mëdha në botë. Nëse ju keni një vilë ose apartament në Green Coast dhe doni të pushoni dy javë në 3 mijë resorte të tjera të globit, ju mund t’i ndërroni pushimet pa paguar asnjë gjë”, tregon ndër të tjera Mane./tvklan.al