Bizneset nuk respektojnë kontratat e firmosura, autoritetet shtetërore nuk marrin asnjë masë ndaj këtyre operatorëve turistik

7 persona janë mbytur në plazhin e Velipojës që nga nisja e sezonit turistik. Nga një vëzhgim që ka bërë Klan News, në këtë plazh evidentohet mungesa e rojeve bregdetare, ndërsa kullat e vrojtimit janë sa për imazh pasi askush nuk qëndron brenda tyre. Pushuesit e shohin me shqetësim këtë mungesë e cila nuk garanton aspak siguri.

Vladimir Deda vrojtues në plazhin e Velipojës prej 5 vitesh thotë se në zonën që ai është i punësuar nuk ka patur asnjë mbytje, pasi raste e ndodhura janë parandaluar. Por ai thotë se shteti duhet të ushtrojë presion tek biznesi qeë në asnjë stacion plazhi të mos mungojë roja bregdetare.

Plazhi i Velipojes nuk është i mbuluar plotësisht nga shpëtimtarët. Operatoret e biznesit rezulton të kenë nënshkruar kontrata vetëm në letër me rojet e licencuara dhe ato ushtrojnë punën vetëm një turn apo në periudha të caktuara që nuk zgjasin më shumë se 1 muaj.

Klan News