Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa deklaron se nuk është ende e qartë e ardhmja e misionit të EULEX-it dhe se për këtë çështje do të bisedohet edhe në Bruksel.

I pyetur nga

Klan Kosova

, Mustafa tha se pavarësisht përparimeve të arritura deri më tani dhe pavarësisht vazhdimit të këtij misioni europian në Kosovë, institucionet e vendit do të marrin shumë kompetenca dhe hapësirë në sektorët ku bashkëveprojnë me EULEX-in.

“Jemi duke biseduar akoma dhe kemi arritur mjaft përparime, kanë mbetur edhe disa çështje që duhet flasim e të diskutojmë me Brukselin. EULEX do të vazhdojë në disa fusha edhe më tutje, por gjithmonë duke iu dhënë hapësirë për vendime organeve të vendit”.

/tvklan.al