Hoti: Zgjidhje ose zgjedhje te reja

Javën e ardhshme pritet që kreu i LDK-së Isa Mustafa të mbledh partitë parlamentare për të diskutuar për çështjen e zgjedhjes së presidentit të ri. Këtë e bëri të ditur vetë Mustafa pas takimit që zhvilloi me Grupin parlamentar të LDK-së në objektin e Kuvendit të Kosovës. Preferon  që të gjendet një zgjidhje për emrin e presidentit. 

Edhe kryeministri Avdullah Hoti  në një intervistë në Klan Debat ka shfaqur shpresën që të gjendet një zgjidhje për emrin në të kundërtën ka paralajmëruar zgjedhje të reja.

Nëse s’ka darkordim të tillë, atëherë sigurisht duhet të darkordohemi për datën e zgjedhjeve, sigurisht një datë e përshtatshme për qytetarët. Këto janë dy rrugët kushtetuese që do të ndiqen në javët dhe muajt e ardhshëm”.

Deri më tash është kreu i AAK-së Ramush Haradinaj që ka shfaqur ambiciet e tij për t’u bërë president i vendit, por nuk e ka përkrahjen e partive të tjera.

Mustafa pati deklaruar se në këtë situatë LDK të ketë të gjitha postet, duke thënë se posti i presidentit i takon PDK por duket se edhe kjo zgjidhje është e vështirë asi që po kundërshtohet nga AAK-ja e Haradinajt.

Tv Klan