Kryeministri Isa Mustafa ka akuzuar opozitën se ka penguar qeverinë në punën e saj.

Akuzat, Mustafa ia drejtoi partive opozitare, gjatë prezantimit të raportit të punës së ekzekutivit për vitin 2015, para kabinetit qeveritar.

Siç raporton

Klan Kosova,

 Kryeministri tha se është realizuar 85 deri në 95 përqind e planit qeveritar.

Mustafa u shpreh gjithashtu se veriu i Kosovës është integruar dhe se do të realizohen të gjitha premtimet e bëra.

Gjatë prezantimit të këtij raporti, ai theksoi gjithashtu se shëndetësia ka shënuar përparime ndërsa Marrëveshjen e Stabilizim – Asociimit e cilësoi si një sukses të madh./tvklan.al