Në turneun e saj të ardhshëm këngëtarja e famshme Demi Lovatos do të ofrojë terapi për fansat.

 25 -vjeçarja ka vendosur që jo vetëm t’i argëtojë, por dhe mund tu ndryshojë jetën përgjithmonë.

Ajo do të organizojë terapi në grup dhe fjalime inspiruese duke i kushtuar  më shumë rëndësi shëndetit mendor.

“Është në thelb si një seancë terapeutike para koncerteve si dhe do të shërbejë si një qendër e vogël bamirësie gjithashtu do të ketë persona nga të gjitha vendet që do të flasin”.

Këngëtarja ka qenë e shtruar për disa kohë në një qendër mjekësore të shëndetit mendor në vitin 2011 pasi ka shfaqur shqetësime nga depresioni dhe kishte  konsumuar lëndë narkotike.

Burimi: Klan Plus