Gjatë verës, nxehtësia, lagështira dhe djersa favorizojnë krijimin e mykut në zonat më me rrezik si, këmbët, sqetullta apo pjesët gjenitale.

Rënia e sistemi imunitar bën që ky i fundit të mos jetë në gjendje që të kundërshtojë sulmin e mykut, i cili nga ana tjetër stimulohet nga  faktorët e nxehtësisë dhe lagështirës. Këto të fundit kur janë prezente në mënyrë të njëkohësishme mund të rrisin rrezikun për myk.

Zonat më të rrezikuara

Janë pjesa poshtë gjurit, pjesa e sqetullave, apo ajo e këmbëve apo zonat intime. Ndër shfaqjet më të zakonshme është myku në gishtat e këmbëve.

Kujdesi natyror

Për të evituar sulme të mundshme të kërpudhave, duhet patur parasysh që duhet forcohet sistemi imunitar. Nga ana tjetër mund të përdoren antimykotik natyral si disa lloj vajrash: ai i tea tree dhe i lavandës. Përzierja e tyre me një solucion uji dhe kripe, ndihmon në largimin e kërpudhave.

Por krahas këtyre zgjedhjeve natyrore është e rëndësishme që të bëhet një higjenë shumë e mirë.

Ndër këshillat praktike, është ajo që të mos lihet asnjë pjesë e lëkurës të lagësht, duke përdorur materiale që lejojnë ajërosjes e lëkurës dhe jo veshje sintetike.

Pas një dushi, një larje në pishinë apo në det është e domosdoshme të thahet lëkura me një peshqir.

Kujdesuni për ushqimin tuaj duke shtuar në të shpesh hudhër të freskët dhe rigon, që ndihmojnë ke krijimin mykut./tvklan.al