#Opinion | Emision politik live nga #BlendiFevziu në #TvKlan

Në pjesën e tretë, në historitë e së enjtes për herë të parë kamerat e “Opinion” hynë në bazën ajrore të Kuçovës. Është e vetmja bazë ajrore e NATO-s në Ballkanin Perëndimor. Është një bazë e financuar prej NATO-s. Më e veçanta është që të gjitha punimet për ta kthyer bazën në standardet e NATO-s janë kryer nga kompania shqiptare, “Salillari”, e cila ka fituar të drejtën për ta bërë këtë drejtpërdrejt nga qendra e NATO-s. Sa i vështirë ishte ky projekt? Cila ishin sfidat kryesore? Përfaqësuesit e kompanisë “Salillari” tregojnë se si arritën ta përfundonin projektin para kohe, me standardin e NATO-s dhe cilësinë maksimale.