Milan mundet nga Benfica

Napoli mposhti Liverpool në miqësoren e luajtur të dielën në Edinburg. Kampionët e Europës u dorëzuan, por i mungonin disa titullarë mes tyre treshja e sulmit Salah-Firmino-Mane.

Insigne kaloi skuadrën e Carlo Ancelotti në avantazh në minutën e 18’, ndërsa Milik realizoi sërish në të 29′.

Younes siguroi fitoren e Napoli me golin e tij në fillimin e pjesës së dytë. Elseid Hysaj u aktivizua si zëvendësues në minutën e 61’.

Tjetër humbje për Milan në International Champions Cup. Benfica fitoi me rezultatin 1-0 takimin e luajtur në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Taarabt realizoi të vetmin gol të sfidës në pjesën e dytë, ndërsa lojtarët e Milan patën rastet e tyre të shënimit, por pa sukses.