Napoli, Juventus dhe Inter kryesojnë sëbashku renditjen e Serie A pas takimeve të javës së katërt. Të tre ekipet i kanë pikët e plota. Një sukses tenistik i napolitanëve ndaj Benevento i ngjiti në vendin e parë. Skuadra e Hysajt fitoi me rezultatin 6 – 0 përballjen me atë të Memushajt që qëndroi në stol.

Gjithçka e lehtë për Napoli që kaloi në avantazh vetëm pas 3 minutash lojë. Mertens realizoi 3 herë në këtë ndeshje. Juventus mundi 3 – 1 me Sassuolo duke lënë pas humbjen në Champions League me Barcelona.

Dybala me golat e tij vendosi sfidën duke treguar edhe një herë se është një lojtar i rëndësishëm për Juventus. Milan fitoi 2 – 1 me Udinese, ku me sistemin video në ndihmë të gjyqtarëve u anuluan 2 gola, nga një për secilin ekipin. Një fitore që çon Milan në zonën Champions në pritje të takimit Genoa – Lazio.

Tv Klan