Njerëzit mund të marrin frymë lirisht pasi NASA ka konfirmuar se planeti është i ‘sigurt’ nga një asteroid për 100 vitet e ardhshme. Agjencia amerikane e konsideron Apophis si një prej asteroideve më të rrezikshëm për Tokën që prej momentit që u zbulua në vitin 2004.

Shkencëtarët thonë se asteroidi do të kalojë pranë Tokës disa herë në vitet e ardhshme. Kërcënimi më i lehtë nga ky asteroid qëndron për vitin 2068. Por edhe ky kërcënim është anashkaluar nga NASA për shkak të analizës që i është bërë asteroidit.

“Nuk ka mundësi që të ndodhë një përplasje në vitin 2068. Sipas përllogaritjeve tona ky asteroid nuk shfaq asnjë rrezik për 100 vitet e ardhshme”, tha shkencëtari Davide Farnocchia.

Asteroidi është emëruar sipas Zotit antik egjiptian të kaosit dhe errësirës. Apophis përllogaritet të jetë 340 metra. Asteroidi ka kryer një fluturim të afërt me Tokën më 5 Mars. Sipas NASA-s, në pikën më të afërt me Tokën, asteroidi ka qenë 14 milionë kilometra larg.

Farnocchia ka llogaritur që më 13 Prill 2029, asteroidi të kalojë në një distancë prej 32 mijë kilometrash nga Toka. Kjo është 1 e 10 e distancës mes Tokës dhe Hënës. Gjatë këtij momenti, Apophis do të jetë në gjendje të vëzhgohet nga Toka në Hemisferën Veriore./tvklan.al