NASA publikon pamjet mahnitëse të uljes së robotit në Mars



NASA publikon pamjet mahnitëse të uljes së robotit në Mars

09:35 23/02/2021

NASA ka publikuar një video mahnitëse që tregon se si është ulur në Mars roboti, i cili tashmë ka për detyrë eksplorimin e planetit të ri dhe dërgimin e të dhënave në tokë.

Sipas videos së publikuar nga NASA tregohet momenti kur roboti shkëputet nga anija kozmike dhe menjëherë hapet parashutat. Më tej tregohet i gjithë fluturimi i robotit me parashutë dhe më pas prekja e planetit të ri, Mars.

Ndërkohë që dëgjohet një zhurmë pluhuri dhe shihet se ka erëra të forta, që mund të jenë shkaktuar dhe nga ulja e robotit.

Mike Watkins, drejtori i Laboratorit Jet Propulsion në Kaliforni, që është shtëpia e kontrollit të misionit Mars të Nasa, tha se videot tregojnë shumë të dhëna.

Kjo është hera e parë që kemi qenë në gjendje për të kapur në të vërtetë një ngjarje si ulja e një anije kozmike në Mars“, u tha ai mediave.

Më tej Watkins u shpreh se nëpërmjet kësaj videoje do të mësohet shumë, pasi do të shihet se si ka reaguar roboti gjatë uljes. Tashmë pritet që NASA të publikojë video nga eksplorimi i robotit në planetin e kuq./tvklan.al






Të ngjashme