I famshëm për rolet në kinema dhe teatër

U nda nga jeta pikërisht në ditën kur mbushi 80-vjeç një nga figurat më të njohura të artit italian, por jo vetëm. Gigi Proietti, një aktorët më në zë të teatrit italian, por edhe të kinemasë dhe televizionit ndërroi jetë në një spital të Romës pas një ataku kardiak. 

Ai pati një karrierë të gjatë në gati gjysmë shekulli mes kinemasë dhe teatrit, por të famshme ishin edhe shfaqjet e shumta që ai jepte në sheshe të mëdha të vendit.

Pas roleve të vogla famën e mori me “Febbre da cavallo” të vitit 1976 me të cilin fitoi edhe një sërë çmimesh. Kritika italiane e konsideronte një mjeshtër i teknikës, një personazh me ironi dhe karizëm të madh, i dashur nga publiku, por edhe nga audienca e shikuesve të televizionit. Një figurë publike, por që gjithmonë e mbrojti me kujdes jetën private.

Zëri i tij ishte për shumë vite dublues i emrave të njohur të kinemasë që nga Marlon Brando, Robert De Niro, Dustin Hoffman, Sylvester Stalone etj.

Numëron mbi 42 filma, 51 spektakle teatrale shumicën e të cilave ishte edhe regjisor, por kishte regjistruar edhe 10 albume muzikore.

Tv Klan